Këlliçi: Do ketë moratorium për ndërtimet në Tiranë, do të bëhet transparencë për lejet e dhëna

I ftuar në Ora News, kandidati për bashkinë e Tiranë, Belind Këlliçi u shpreh se do të shqyrtohet një moratorium për ndërtimet për një periudhë 6 mujore ose për 1 vit.

Ai tha se Tirana është i vetmi kryeqytet në botë që ka një pallat pa leje mbi një kullë në rastin e Sytë e Tiranës që është përballë zyrës së kryebashkiakut.

Këlliçi: Kemi në shqyrtim një moratorium për ndërtimet për një periudhë 6 mujore ose për 1 vit, për të ndaluar betonizimin pra kriter të Tiranës dhe të shohim lejet. Tirana është i vetmi kryeqytet në botë që ka një pallat pa leje mbi një kullë. Kjo ndodh me Sytë e Tiranës që është përballë zyrës së kryebashkiakut dhe ku janë 7 kate pa leje. Ka me mijëra qytetarë që nuk ndërrojnë dot pllakat e banjos sepse të vijnë policët bashkiakë. Bëhet publike dhe thotë kryetari i bashkisë se nuk e kishte parë.

Qyteti duhet të zhvillohet edhe në polet e tjera që kryebashkiaku nuk i ka zhvilluar këto pole. Ndërkohë për këtë pallatin pa leje, kryebashkiaku i dha një leje tjetër ndërtuesit, duke shembur të vetmen qendër rinore për të ndërtuar jnë përbindësh betoni.