"Nuk fitojnë dot…", Sula thotë se Bejko duhet ti hapë rrugë Këlliçit në bashkinë e Tiranës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Mars 2023, 22:31
Enkelejd Alibeaj ka zgjedhur Roland Bejkon për të garuar në Bashkinë e Tiranës. Dash Sula i ftuar në "Ora e Betit" thotë se as Bejko dhe as Këlliçi nuk sigurojnë dot fitoren nëse garojnë të dy.
Ai thotë se në ditët në vijim do të duhet që Bejko të tërhiqet.
Sula: Si djem si Rolandi dhe Belindi janë demokratë. Lufta mes vetes është shkatërrimtare.Duhet të linim mosmarrëvshjet pas 14 majit. Të gjithë palët duhet të reflektojnë. Si Këlliçi dhe Bejko nuk fitojnë nëse garojnë të dy. Është e rëndë. Me një mendje të ftohtë ditët në vazhdim do të duhet që palët të reflektojnë dhe të gjendet zgjidhja.
Njuma: Të dorëhiqet Bejko:?
Sula: Padiskutim, gjërat janë të vështira.
