Alibeaj lë të lirë edhe Vorën, PD nuk do ketë kandidat në këtë bashki

Kryesia e Partisë Demokratike të Shqipërisë ka vendosur të mos ketë kandidat për Bashkinë Vorë.

Megjithatë Kryesia vlerësoi gadishmërinë dhe figurën e Dr. Ibrahim Bruka për të marrë përsipër përgjegjësinë e kandidimit.

Më herët njoftoi tërheqjen nga gara e zgjedhjeve lokale të 14 majit, Gjergji Gjata në Korçë bashkë me 40 kandidatë për Këshillin Bashkiak.