Gjokutaj: Grupimi i Alibeajt nuk duhet qasur më në PD! Kur arrin në penalitet, nuk ka më falje!

Avokati Genc Gjokutaj thotë se situata në PD nuk ka nevojë për kritizerë të mirë si zoti Gjekmarkaj por për ti dhënë zgjidhje krizës.

Në "Ora e Betit" ai deklaroi se grupimi i Alibeajt për dëmin që i ka bërë PD nuk duhet qasur më në këtë parti.

Gjokutaj: Nuk duhet të ketë vetëm, rolin e kritizerit. Ne sot kemi një krizë, ti jap një drejtim kësaj pune. Kanë një kundërshtar të përbashkët, në politikë prevalon interesi i përbashkët përballë një kundërshtari të përbashkët.Kur Berisha ka votat anëtarësisë duhet ti japë një zgjidhje. Të përçash opozitën këto janë marifete të paudhëve. Demokracia është votë.Ky grupim nuk duhet qasur më në PD. Kur arrin në penalitet nuk ka më falje. Procesi është i parikthyeshëm. E kanë marrë me dhunë në gjyq. Ky është divorc.