Rama rikandidon Ndrec Dedajn, dorëhiqet kreu i PS Rubik, Pal Tushaj: Deda, fushatë me kriminelë
Rikandimi i Ndrec Dedës për një mandat të tretë në Bashkinë Mirditë, ka detyruar të dorëhiqet nga drejtimi i selisë rozë në këtë qytet të Pal Tushaj.
Kreu i PS-së Rubik, përmes rrjeteve sociale, thekson se Ndrec Deda e trajton Mirditën si të dorës dytë, pasi vjen në punë me kohë të pjesshme, 2 herë në javë me nga 2 orë. Vetëm kur ka fushatë vjen me kohë të plotë, thotë Tushaj.
Po ashtu Tushaj e akuzon kryebashkiakun socialist se bën fushatë me njerëz me precedentë penal, dhe se kriter puësimi në administratën që ai drejton është të kesh dy emra dhe të kesh bërë të paktën një herë burg.

“Të nderuar miq . Ju bëj me dije se kam dhënë dorheqjen nga pozicioni i kryetarit të Partisë Socialiste të njësise vendore Rrubik.
Arsyeja e parë dhe kryesore që dhashë dorëheqjen është rikandidimi i Ndrec Dedës .
Disa arsyet e tjera janë:
1 - Zoti Ndrec e trajton Mirditën si të dorës dytë, pasi vjen në punë me koh të pjesëshme, 2 herë në javë me nga 2 orë. Vetëm kur ka fushatë vjen me kohë të plotë.
2 - Nuk përfill strukturat e PS-së
3 - Bën fushatë me njerëz me precedentë penal. Bën emërime klienteliste pa marrë parasysh fare Partinë. Prioritet kryesor që të jesh në administratën e zotit Ndrec është të kesh dy emra dhe të kesh qënë të paktën një herë në burg
4 -Të kesh nivel të cunguar arsimor si Ndreca. Të mos mbash mend shokët e klasës
5 - Të qeshësh sa herë fol Ndreca
Kam dhe shumë arsye të tjera që do ti them në statuset e tjera”, shprehet kryetari i dorëhequr i PS-së Rubik, Pal Tushaj.


