Berisha sulmon kandidatët e PS: Kopje e shëmtuar e emërimeve që bënte dikur Enver Hoxha
Kopje të shëmtuara të emërimeve të diktatorit Enver Hoxha e cilësoi Sali Berisha procesin e PS për përzgjedhjen e kanbdidatëve për zgjedhjet e 14 majit.
"Ky është procesi më mafioz, më antidemokratik, më jotransparent në historinë e Shqipërisë.Kjo është një kopje e shëmtuar e emërimeve që bënte dikur Enver Hoxha me Byronë e tij politike."
Ndërsa prezantoi Zija Ismailin si kandidat të koalicionit "Bashkë Fitojmë" për bashkinë Berat, Berisha tha se krahasimi është si nata me ditën.
"Kandidatët e Primareve, të votës së lirë janë sot rreze shprese. Diku-diku u emëruan me dajak, në zona të tjera me hekura në duar, ky ishte procesi."
Ndërsa Enkelejd Alibeaj diskutonte strategjinë dhe emrat me të cilën do ta sfidojë, Sali Berisha kujtoi tentativën për ta mbajtur jashtë zgjedhjeve.
"Para hapjes së procesit i mori të gjitha sepse ai ka frikë, është i sigurt se 14 maji do të jetë disfata e tij e thellë."
Banorëve të bashkisë Berat u premtoi projekte të mëdha.
"Do jeni ju që do të përcaktoni cilin do të zgjidhni, qeveria do ti financojë ata."
Sot shqiptarët janë më të varfër se në vitin 2013 dhe shëndetësia është si në vitet '60-të, theksoi Berisha, teksa akuzoi Ramën për shpopullimin e vendit.
