Alibeaj: Berisha-Meta pazar, LSI solli në pushtet Ramën, duan të mbajnë peng demokratët
Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj foli për zgjedhjet e lokale që do të mbahen më 14 maj duke akuzuar për pazarin Berishën dhe Metën.
Ai tha se çfarëdo emri të përdorin, nuk do ja fshehin dot demokrateve dhe shqiptareve qe pazari mes Ilir Metës dhe Sali Berishës është mënyra për te mbajtur peng demokratët.
Alibeaj: Çfarëdo emri të përdorin, nuk do ja fshehin dot demokratëve dhe shqiptarëve që pazari mes Ilir Metës dhe Sali Berishës është mënyra për të mbajtur peng demokratët dhe për t’i detyruar që dhe njëherë tjetër të votojnë për një parti të majtë që përmes pazareve solli Edi Ramën në pushtet.
Për sa i përket Tiranës me duhet te them dhe njëherë se Belind Këlliçi e ka pasur mundësinë të përfaqësohej me siglën e PD. Pavarësisht asaj qe mendoj unë personalisht, asnjë inat apo preference personale, asnjë mllef apo akuze e padrejte ndaj meje nuk me ka penguar te ngrihem mbi to dhe te zgjas dorën e bashkëpunimit për një demokrat. Por mesa duket interesat meskine te zgjatimeve te politikes se vjetër vazhdojnë me lojërat dhe pazaret duke i kërkuar demokrateve qe ne 14 maj te votojnë për listën e LSI-se. E pate besoj sesi nen logon e kësaj partie do te jete dhe Belind Këlliçi dhe një liste qe demokrateve do tu shitet si bashkëpunim apo aleance.

