Kandidati i PD-së për Tiranën: Berisha nuk është i interesuar të fitojë mbi Ramën, do monopolin e opozitës
Krah kryetarit të komanduar të PD-së, kandidati për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko tha se kjo është detyra më e rëndësishme që i është ngarkuar ndonjëherë.
Bejko shtoi se Sali Berisha do që ta lërë Shqipërinë pa alternativë nuk është i interesuar të fitojë mbi Edi Ramën se nuk fiton dot.
Bejko: Sali Berisha nuk është i interesuar të fitojë mbi Edi Ramën se dhe nuk fiton dot. Ai është i interesuar të fitojë monopolin e opozitës në Shqipëri, duke e lënë Shqipërinë pa alternativë dhe duke na kthyer në një popull të pashpresë.
Bindja ime është se Tirana si një metropol do të zhvillohet dhe mbijetoj vetëm duke respektuar tregun e lirë, duke shmangur deformimet e konkurrencës së lirë, dhe duke orientuar investime eficente. Motoja ime është se Tirana nuk duhet të ketë investime kundër zhvillimit të saj, por një zhvillim të qartë që ka nevojë për investime.
