Predha e armë të rënda, makineria ruse e luftës tregon muskujt
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Mars 2023, 21:38
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu zhvilloi një vizitë në dy fabrika armësh në rajonet e Chelyabinsk dhe Kiro, tashmë që lufta në Ukrainë ka hyrë në vitin e saj të dytë.
Sipas njoftimit zyrtar të ministrisë, Shoigu pa nga afër procesin e prodhimit të armëve të kalibrit të lartë, një pjesë e madhe e të cilave po përdoret në “operacionin special” në Ukrainë.
Shoigu u takua nga afër me punonjësit dhe drejtuesit e fabrikave të cilëve iu kërkoi angazhim të plotë në përmbushjen e detyrave të tyre në këtë moment të rëndësishëm ku ndodhet vendi.
Më pas, ministri prezantoi dhe ambiciet e Rusisë për të 7 ose 8-fishuar prodhimin e municioneve të kalibrit të madh brenda këtij viti.

