Gjermania i jep 18 tanke Ukrainës/ Zelensky, në Zaporizhja: Të mbrohet centrali bërthamor i Evropës

18 tanke Leopard 2, të ofruara nga Gjermania, kanë mbërritur në Ukraine konfirmimi ka ardhur nga kancelari Olaf Scholz gjatë një konference për media me kryeministrin holandez, Mark Rutte, në Roterdam. Ai the se: I kemi dorëzuar, ashtu siç është paralajmëruar.

Përveç tyre në fushën e betejës kanë shkuar edhe 40 automjete luftarake të këmbësorisë gjermane Marder dhe dy automjete të blinduara rikuperimi kanë arritur në Ukrainë shkruajn mediat vendase atje. Polonia ishte shteti i parë që në fillim të marsit dërgoi 4 tanket e para Leopard 2 në Ukrainë.

Ndërkohë,  presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri një vizitë të papritur në Zaporizhjës, ku u takua me shefin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (IAEA), Rafael Grossin. Të dy diskutuan për mbrojtjen e centralit më të madh bërthamor të Evropës, i cili mbahet nga forcat ruse. Ky central bërthamor - më i madhi në Evropë dhe ndër dhjetë më të mëdhenjtë në botë - ka qenë një nga shënjestrat e ushtrisë ruse prej nisjes së luftës në Ukrainë, në fund të muajit shkurt të vitit të kaluar.

Krauss-Maffei Wegmann, prodhues i Leopard 2-shit, e cilëson atë si “tankun më të mirë në botë për betejë”, i cili për gati gjysmë shekulli ka kombinuar aspektet e fuqisë, mbrojtjes, shpejtësisë dhe manovrueshmërisë, duke e bërë atë të përshtatshëm për shumë lloje të situatave të luftimit. Tanku me peshë prej 55 tonësh ka vend për një ekuipazh prej katër personash, rreze veprimi prej rreth 500 kilometrash dhe shpejtësi maksimale prej rreth 68 kilometrash në orë. Versioni më i hershëm i tankut, i cili tani ka katër variante kryesore, hyri në përdorim në vitin 1979. Arma e tij kryesore është një top 120-milimetërsh, ndërsa ai ka një sistem krejtësisht digjital të kontrollimit të të shtënave. Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara janë zotuar se do të dërgojnë në Ukrainë tanket e fuqishme Abrams.