Kapen me 83 kg kokainë me vlerë 7 mln euro, Guardia di Finanza prangos 3 shqiptarët
3 shqiptarë janë vënë në pranga nga Guardia di Finanza Italiane ndërsa po rikuperonin një ngarkesë prej 83 kg kokainë nga një kontejner i mbërritur në portin Vado Ligure e i nisur nga Maroku.
Kontejneri transportonte banane nga Ekuadori me anijen M/n “Wybelsum”,
Anija pasi ka mbërritur në portin italian ka shkarkuar kontejnerit në zonën doganore të cilët i janë nënshtruar operacionit të analizës së riskut qe ka identifikuar kokainë e fshehur mes kutive me banane.
Kontejneri është vënë nën vëzhgim nga autoritetet financiare që kanë identifikuar 3 shtetas shqiptarë të moshës 33, 28 e 23 vjeç ndërsa kanë hapur me forcë kontejnerin për të rikuperuar kokainën brenda tij.
3 shqiptarë janë arrestuar në flagrancë. Kokaine ishte e konfeksionaur në 72 pako dhe është e një cilësisë mjaft të pastër. Pakot me drogë kishin si simbol markën e firmës luksoze të modës Yves Saint Laurent.
Sipas Guardia di Finanza Italiane, kokaina do të sillte në treg shtije një fitim mbi 7 milionë euro.
