Morën vesh se do dëboheshin, emigrantët i vënë zjarrin dyshekëve në kamp, 39 të vdekur
Një tragjedi ka ndodhur në Meksikë. Një grup emigrantësh të paligjshëm i kanë vënë flakën qendrës ku strehoheshin, e për pasojë 39 prej tyre ndërruan jetë. Ky veprim, sipas autoriteteve vendase erdhi pasi klanndestinët, me origjine kryesisht nga Afrika dhe Venezuela morën vesh se do të dëboheshin.

Të paktën 39 emigrantë humbën jetën në Meksikë, pasi qendra ku ata mbaheshin u përfshi nga një zjarr masiv.
Shkaktarët e zjarrit, sipas autoriteteve janë vetë emigrantët të cilët dogjën dyshekët në shenjë proteste, duke bërë që më pas situata të dalë jashtë kontrollit.
Mendojmë, zjarri lidhet me një protestë që ata filluan, kur mësuan se do të dëboheshin nga këtu.
"Ata nuk menduan se kjo do të shkaktonte këtë tragjedi të tmerrshme,"– tha Presidenti meksikan Andrés Manuel López.
Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë çanta me trupat e të vdekurve të vendosura nëpër trotuaret jashtë.
Sipas mediave lokale emigrantët e paligjshëm u kapën ditën e hënë nga policia meksikane dhë më pas u dërguan në një qendër në qytetin Ciudad Juárez.
Shumica e viktimave dyshohet se ishin me origjinë nga Venezuela, ndërsa numri total i tyre ishte mbi 60.
Ky qytet, i vendosur përtej lumit Rio Grande ka parë një fluks emigrantësh javët e fundit.
kjo situatë lidhet me vendimin e Presidenti Joe Biden në fillim të këtij viti, për zbatimin e politikave kufitate, e njohur si titulli 42 për dëbimin kubanëve, haitianëve dhe nikaraguanëve.

