Berlusconi shtrohet në spital

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi është shtruar në spitalin San Raffaele të Milanos prej mbrëmjes së djeshme.

Sipas asaj që mësohet, nuk bëhet fjalë për ndonjë problem të veçantë shëndetësor.

Drejtuesi i Forza Italia po kryen analizat rutinë dhe pritet të largohet nga spitali mbrëmjen e sotme ose maksimumi nesër në mëngjes.

I pari që i uroi shërim të shpejtë ishte sekretari federal i Lidhjes Matteo Salvini.