I riu mbytet duke ngrënë picë, e gjithë skena në sy të prindërve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Mars 2023, 18:54
Një i ri u mbyt me një copë picë ndërsa ishte duke ngrënë drekë.
Tragjedia ndodhi në Aquino, në zonën e Frosinones në Itali, ku një i ri 27-vjeçar me origjinë kineze është mbytur nga kafshata e picës që sapo e kishte gëlltitur.
E gjithë skena ndodhi nën sytë e prindërve të viktimës që nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar nga vdekja.
Ndihma nga personeli i urgjencës ishte e padobishme.

