Zjarr në një banesë në Korçë

Një banesë në fshatin Ravonik të Korçës është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme.

Banesa është në pronësi të shtetasit A.D.

Fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime pasi zjarrfikësja ndërhyri në kohë duke shuar flakët.

"Mbrëmjen e sotme, në fshatin Ravonik, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit A. D. Për pasojë ka vetëm dëme materiale, nuk ka persona të lënduar. Shërbimet e zjarrfikëses bënë të mundur shuarjen e zjarrit" njoftoi policia.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet se mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale.