Kamionët alarmojnë Çërravën dhe Qershizën në Pogradec banorët protestojnë për rrugën

Banorët e dy fshatrave në Pogradec kanë denoncuar autoritetet se nuk kanë marrë asnjë masë për disa firma që çojnë dhjetëra kamionë në ditë në fshatin e tyre. Banorët thonë se kamionët e tonazhit të rëndë, kanë shkatërruar rrugën, po ndotin ambientin, dhe po ua vështirësojnë jetesën e tyre.

Rreth 3000 banorë të fshatit Çërrave dhe Qershizë në Pogradec prej vitesh hasen me problemin e rrugës kryesore e cila është amortizuar nga qarkullimi i kamioneve të tonazhit të rëndë.

Sipas banorëve kjo situatë është e mbartur prej vitesh dhe ndërmarrjet e perpunimit të gurit e granilit janë ato që kanë shkatërruar rrugën kryesore të këtij fshati.

"Pluhuri i madh, ndotje. Kërcen guri ke frikë se do të thyesh këmbët. Iku vera erdhi dimri thonë se shtrojmë dot se nuk mban zifit. Vjen vera prit se skalon fiondi thotë administratori," thonë banorët.

Kamionët kalojnë në orare të pacaktuara të ngarkuara  me inerte  në mes të fshatit duke shkaktuar pluhur në gjithë zonën.

"Dritaret nuk happen nga tymërat. Tymi hyn brenda," thonë ata.

Banorët thonë se kamionët rrezikojnë edhe jetën e fëmijëve .

"Shumë problem nga tymi, rrugën e prishin, dhe për fëmijët janë problem kamionët. Rruga është copë-copë," thonë ata.

Nga komunikimi me adminiatratorin e kësaj njësie, Olger Ibi ky i fundit u shpreh se ishte në dijeni të këtij problemi ku bashkia ka planifikuar  një buxhet për rehabilitimin e rrugës.