Mesazhi i fëmijëve përmes vizatimit/ Gjendja emocionale e fëmijëve mund të kuptohet nga ato që pikturojnë
Gjendja emocionale e fëmijëve shpesh herë mund të kuptohet edhe nga vizatimet. Psikologët veçojnë ngjyrat e përdorura apo edhe mënyra se si vizatojnë trupin e njeriut si mesazhe të qarta nga të vegjlit.
Vizatimi i një fëmije mbi 4 vjeç tregon shumë për gjendjen e tij psikologjike.
Një prind duhet të shqetësohet kur fëmija i tij vazhdimisht në vizatim përdor ngjyra të errëta, element i cili tregon mërzitje.
"Ai mbase me humorin e tij nuk ndihet shumë mirë, ndihet i mërzitur. Kur përdor ngjyra të errëta, e që është i theksuar jo thjesht një rast sporadik. E kuqja në një masë të caktuar është okej, por nëse përdoret me tepri është simbol agrisiviteti," tha ajo.
Mërzitja te të vegjlit mund të kuptohet nëse ata janë strikt gjatë pikturimit.
"Tipikisht janë fëmijë shumë të ndjeshëm ndaj kritikave, gabimit dhe pak perfeksionist që në fëmijëri është një tregues ankthi," tha ajo.
Karakteristika që vazhdimiht tregojnë dhunë apo edhe vizatimi i njerëzve me tipare të deformuara dhe me mungesë gjymtyrësh merren ën konsideratë nga psikologët për tu interpretuar.
"Rasti i një vajze 5-vjeçare e cila vizatoi një moment seksual dhe nga kjo këtu nisën indicjet e para dhe u kuptua që vajza kishte pësuar një abuzim seksual," tha ajo.
Edhe pas zhgaravinave fshihet një gjendje emocionale.
"Nëse zhgarravina është në formë rrethore konsiderohet pozitive sepse është riprodhim i rrumbullakësisë së fytyrës njerëzore. Kur është e errët dh agresive sa griset fëmija ka irritim dhe agresivitet," tha ajo.
Nga ana tjetër fëmiëjt që janë të shëndetshëm psikologjikisht janë ata që përdorin gjyra të ngrohta.
"Një vizatim i shëndetshëm është kur ruajtur raporti i përmbajtjes dhe formës, dhe kur ka ngjyra të ngrohta," tha ajo.
Megjithatë, psikologët thonë se vizatimet nuk janë diagnozë, por në shumë raste ndihmojnë për të kuptuart atë që fëmijët nuk e thonë dot me fjalë.