VIDEO/ Pasagjeri hap derën e emergjencës së avionit gjatë ngritjes dhe hidhet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Mars 2023, 16:46
Një fluturim u ndërpre dhe u vonua nga një pasagjer në SHBA , i cili hapi daljen e emergjencës ndërsa avioni ishte në proces ngritjeje. Incidenti në Delta
Flight 1714 po bëhej gati të ngrihej të shtunën rreth orës 10:40 në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Anxhelosit.
Boeing 737 ishte në pistë për ngritje kur pasagjeri u hodh nga avioni pasi aktivizoi rrëshqitjen e daljes emergjente, tha FAA.
Sipas CNN, pasagjeri fillimisht u ndalua nga stafi i Delta para se të arrestohej nga autoritetet lokale.
“Pasagjerët janë transferuar në një avion tjetër dhe ne kërkojmë ndjesë për shqetësimin dhe vonesën në udhëtim”, tha FAA.
Hello former colleagues! I was on this plane! https://t.co/4JlkVTQTxC pic.twitter.com/7f5ZWixNnH
— Gillian Sheldon (@gilliansheldon) March 25, 2023
