Kundërshtoi ndryshimet në drejtësi, Netanyahu shkarkon ministrin e mbrojtjes
Ndryshimet në ligje të propozuara nga Krymeinistri Benjamin Netanyahu dhe shkarkimi i ministrit të mbrojtjes, kanë shkaktuar një valë protestash në Izrael. Ministri Gallant, pasi ky i fundit ishte shprehur kundër planeve të diskutueshme për reforma ne sistemin e drejtësisë.
Protesta masive po zhvillohen në Izraelit pasi kryeministri Benjamin Netanyahu, shkarkoi ministrin e mbrojtjes, Yoav Gallant, pasi ky I fundit ishte shprehur kundër planeve të diskutueshme për reforma ne sistemin e drejtësisë.
Në një deklaratë të shkurtër, zyra e Kryeministrit tha të dielën vonë se Netanjahu, kishte shkarkuar, ministrin e mbrojtjes.
Ndërsa më vonë shkroi në Twitter se “ne të gjithë duhet të qëndrojmë të fortë para kundërshtimit.
Menjëherë pas kësaj deklarate i dhjetëra mijëra izraelitë dolën në rrugë në protestë, duke bllokuar arterien kryesore të Tel Avivit, duke e shndërruar autostradën Ayalon në një det flamujsh izraelitë bardhë e blu dhe duke ndezur një zjarr të madh në mes të rrugës.
Demonstrata u zhvilluan në Beersheba, Haifa dhe Jeruzalem, ku mijëra vetë u mblodhën para rezidencës private të zotit Netanjahu.
Policia u përlesh me protestuesit që u mblodhën para shtëpisë së Netanjahu në Jeruzalem, kun ë një moment të caktuar thyen kordonin e sigurisë, policia përdori pompa me ujë për të shpërndarë turmën. Më pas mijëra vetë marshuan nga rezidenca e tij drejt parlamentit të vendit.
Shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, sinjalizoi se kryeministri dhe aleatët e tij do të vazhdojnë këtë javë me hapat e planit për ndryshime.
Por pasi një mori protestesish vërshuan në rrugët deri në orët e vona të natës, ministrat e partisë Likud filluan të shfaqin gatishmërinë për t’u tërhequr. Ministri i Kulturës Micky Zohar, një person i besuar i Netanjahu, tha se partia do ta mbështeste nëse ai vendos të ndalojë ndryshimet në gjyqësor.