Michelangelo në ekspozitën angleze, veprat e mjeshtrit italian dhe vathët e Charles I në publik
Vepra të mjeshtrit italian Mikelanxhelo dhe një palë vathë që mbante mbreti Charles I kur iu pre koka në 1649 ekspozohen për herë të parë për publikun në Britaninë e Madhe.
Një koleksion që përmban thesare historike të papublikuara më parë dhe vepra arti nga mjeshtri italian Michelangelo janë ekspozuar në Britaninë e Madhe. Fondacioni “Harley” në Worksop, Nottinghamshire, ka hapur për publikun Koleksionin “Portland”, i cili u ble me shekuj nga familja Cavendish, që ka zotëruar pronën Welbeck që nga shekulli i 17-të.
Ai përfshin gjithashtu një palë vathë me perla që mbante mbreti Charles I kur iu pre koka në 1649.
Lisa Dee, drejtoresha e Fondacionit “Harley”, foli për veprat kryesore.
"Në këtë ekspozitë, ne kemi portretet e hershme Tudor dhe Jacobean që nuk i kemi shfaqur më parë - në fakt, disa që nuk janë shfaqur ndonjëherë në publik."
Vepra e Mikelanxhelos e vitit 1538 - Madonna del Silenzio - është gjithashtu e ekspozuar.
Fotografia me shkumës të kuq është një nga vetëm një pjesë e vogël e veprave të artit të mjeshtrit italian që shfaqen në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
"Është një gjë e mahnitshme sepse Worksop është vetëm një nga katër lokacionet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar që ka një Michelangelo në shfaqje publike," tha drejtoresha Dee.
Zonja Dee tha se pjesa e saj e preferuar ishte një portret i ish-konteshës së Southampton, Rachel de Ruvigny, i pikturuar në vitet 1630.
Mes thesareve spikat një portret i rrallë I konteshës së Nottingham, Margaret Stuart, nga Paul van Somer, i cili daton rreth vitit 1620.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në dhjetor 2025 dhe hyrja është e lirë.
