Fermeri ukrainas pastron minat me dorë: Dua të mbjell grurë në prill

Të pastrosh minat e luftës me dorë. Është kjo sfida e fermerevë në ukrainë. Materiali në vijim na njeh me histroin e  69 vjec në në përpiekje për të pastruar minat nga tokat e tij.

Duke pastruar minat me dorë, fermeri në Ukrainë rrezikojn jetën e tij. Ai është 69 vjec, dhe është hera e parë që Oleksandr Havriluk u kthye në fermë, pasi ajo ishte pushtuar nga trupat ruse...

Lotët i rrokulliseshin në fytyrë, kur pa që ferma, ishtë shkatërruar plotësisht. Por problemi më i ngutshëm për Havrilukun ishin minat tokësore që ishin groposur në 12 milje katrore në fushat.

Tani, Oleksandr Havriluk, po i gërmon ato me dorë, në një përpjekje të dëshpëruar për të pastruar, cdo pellemb të tokës përpara se të fillojë sezoni i mbjelljes në fillim të prillit.

"Kisha frikë. Por unë duhet të mbjell," tha ai.

Deri më tani, Havriluk thotë se ka hequr rreth 20 mina nga fushat e tij afër qytetit Izium, duke përdorur vetëm një detektor metali që ai e bleu vetë.

“Shkoni, e gjeni, merrni një shkop, prekni për të përcaktuar madhësinë dhe më pas e gërmoni atë. Pastaj e merrim atë butësisht dhe e hiqni atë. Unë nuk kam zgjidhje tjetër," tha ai.

Është një zgjedhje e ashpër me të cilën po përballen fermerët në të gjithë Ukrainën. Pushtimi rus tashmë ka mbytur eksportet e grurit nga Ukraina një nga shportat më të mëdha të bukës në botë dhe ka kontribuar në rritjen e çmimeve të produkteve bazë si buka dhe drithërat, madje edhe me një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara, e cila ka mundësuar kalimin e anijeve ukrainase përmes Detit të Zi.

Fermeri ukrainas pastron minat me dorë: Dua të mbjell grurë