Trump nis fushatën për president: Do të jem luftëtari juaj, drejtësia juaj
Taksasi shënoi nisjen e fushatës për zgjedhjet presidenciale të Donald Trump. Në aeroport mbërriti me avionin e tij personal, ku u prit me ovacionet e mbështetësve të tij.
Në disa prej banderolave, duke iu referuar dhe hetimeve ndaj ish-presidentit, shkruhej, gjueti shtrigash dhe në bluza zoti, armë dhe Trump.
“Vendosmëni në shtëpinë e bardhë dhe amerika do të jetë sërish një shtet i lirë dhe ju do të keni hakmarrjen tuaj”, iu përgjigj Tramp në fjalën e tij.
Regjimi i Biden ka përdorur forcën e rendit dhe drejtësinë si një armë, duke e transferuar vendin si një republikë bananeje.
Do të jem luftëtari juaj, drejtësia juaj, premtoi trump në fjalën e tij. Madje ai nuk ka nguruar të flas as për hetimet duke u shprehur se prokurori i Nju Jorkut e persekuton, por për të nuk ka asgjë. Duke u shfajësuar kështu edhe për marrëveshjen me pornostarin Stormy Daniel.
Duke vijuar më tej me qëndrimin e tij përpara mijëra mbështetësve, Trump e ka cilësuar vitin 2024 si betejën finale duke shtuar se po përpiqen ta ndalin për kandidimin por duke premtuar se nuk do ta ndalojnë.
Por përpara se të arrijë përballë Biden Trump i duhet të dalë i preferuari dhe mes republikanëve. Në një sondazh të disa muajve më parë ishte guvernatori i Floridës, Ron DeSantis ai që udhëhoqi renditjen me 23 pikë më shumë se Donald Trump.