Zyrtare, Thomas Tuchel trajneri i ri i Bayern Munchen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Mars 2023, 18:13
Nuk vonon shumë Bayern Munchen për të zëvendësuar Julian Nagelsmann pas shkarkmit të papritur mbrëmjen e djeshme.
Ish-trajneri i Borussia Dortmund, Thomas Tuchel merr drejtimin e skuadrës bavareze dhe menjëherë në fillim të prillit do të sfidojë ish-skuadrën e tij në Derbin e Gjermanisë.
Lajmin e bën të ditur klubi bavarez në një njoftim të shkurtër në Instagram ku thekson se Tuchel do të qëndrojë në "Allianz Arena" deri në qershorin e vitit 2025 ndërsa do të nisë punën me skuadrën ditën e hënë.
