VIDEO/ Kombëtarja "kantier ndërtimi", Sylvinho mendon për formacionin
Trajneri i Kombëtares, braziliani Sylvinho ka gati skuadrën që do të hedhë në fushë për sfidën e parë eleminatore në Varshavë kundër Polonisë.
Dueli do të luhet të hënën në orën 20:45 ndersa Shqipëria ka hyrë në fazën finale të punës me grupin aktual.


Tekniku i hapi dyert sot në orën 16:00 për mediat por nesër në po të njëjtën orë do të punojë në izolim të plotë për të mos lejuar që të dalin informacione rreth skuadrës që do të zgjedhë për të hedhur në fushë.

Siguria e vetme është rikthimi i mbrojtjes me 4 dhe Myrto Uzuni në sulm e Hysaj me Balliun në mbrojtje ndërsa pjesa tjetër është ekskluzivitet i trajnerit 48-vjeçar që pasi ka ndjekur nga afër skuadrën mund të ketë krijuar një mendim më të plotë për gjendjen e çdo lojtari.

Nuk përjashtohet mundësia e aktivizimit fë Mehmetit që nga minuta e parë, ndërsa në majën e sulmit, Cikalleshi dhe Seferi janë në balotazh.

Strakosha është stërvitur i diferencuar por stafi siguron se ai do të jetë i gatshëm për duelin hapës të grupit E për Shqipërinë.
