Rio Ferdinand trondit me deklaratën për Victoria Beckham

Rio Ferdinand trondit me deklaratën për Victoria Beckham
Ish-mbrojtësi i Anglisë dhe Manchester United, Rio Ferdinand, mik me David Beckham, bën një deklaratë të papritur për bashkëshorten e tij, Victoria Beckham. “Nuk e kam parë asnjëherë të hajë” shprehet Ferdinand në emisionin radiofonik të Jackie O’Henderson ku shton:

“Nuk kujtoj asgjë dhe asnjë moment ku ajo ushqehet apo ha diçka”.

Një deklaratë që vërteton zërat për fiksimin e Victoria Adams me trupin dhe linjat perfekte.

Në fund, Ferdinand me humor thekson:

“Është shumë e vështirë një gjë e tillë sepse nuk mund të pyesësh as bashkëshortin e saj për një gjë të tillë”.