“Rrëfimi” i gjobaxhiut, Faik Basha: Adriatik Doçi, gazetari në një proces lëpirjeje në maksimum. Si mundet që ...
Një audiopërgjim i publikuar nga portali “Publik Live”, ka alarmuar komunitetitn e gazetareve sot dhe ka konfirmuar me zë të lartë, aktivitetin gjobëvënës të Adriatik Doçit, personazhit më qesharak që lundron në botën e medias shqiptare, i cili përmes “Prapaskenës”, masakrës mediatike të Doçit, vendos gjoba të ndryshme financiare ndaj bizneseve dhe zyrtarëve përmes shantazheve dhe shpifjeve.
Lidhur me këtë ngjarje të paralajmëruar dhe denoncuar herë pas here edhe nga “Ora News” ka reaguar edhe anëtari i Partisë së Lirisë, Faik Basha, i cili thekson se Adriatik Doçi njihet dhe si gazetari i Rilindjes për shkak se i ka shprehur publikisht bindjet e tij politike si mbështetës i partisë në pushtet.
Përmes rrjeteve sociale, Basha shprehet i shqetësuar se si mund të të përfundojë gazetaria në këtë shkallë degradimi moral dhe aspak profesionist.
“Adriatik Doçi, gazetar i Karlo Bolinos në një proces lëpirjeje në maksimum. Jam komunist, thotë, dhe për këtë meritoj një vend pune.
Si mundet që gazetaria të përfundojë në këto nivele, pa moral, pa dinjitet dhe aspak profesionist. Ndryshim me çdo çmim”, thekson anëtari i Kryesisë së PL-së, Faik Basha.
Gazetari gjobaxhi Adriatik Doç bën publikime te një portal të quajtur “Prapaskena”, duke përdorur një gjuhë të ashpër, fyese dhe kërcënuese.
Mesa duket dhe nga audiopërgjimi, publikimet e tij kanë një qëllim: lidhjen e kontratave për përfitime personale abuzive.
Nisur nga kjo ka reaguar me forcë Këshilli i Medias mbrëmjen e sotme, i cili ka kërkuar nisjen urgjente të hetimeve ndaj këtij pseudo-gazetari, të cilit i kujton se gjobëvënia nuk ka lidhje me gazetarinë, por është vepër penale e parashikuar dhe në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë.
RRËFIMI I GJOBAXHIUT ADRIATIK DOÇI TE GAZETARJA E PUBLIKTV.LIVE
Këtë të enjte në media u publikua dhe më pas u bë viral një audiopërgjim i pseudo-gazetarit gjobaxhi Adriatik Doçi.
Në përgjimin e publikuar nga portali PublikTV.Live, Doçi tregon mënyrën se si i vendos gjoba biznesmenëve, prokurorëve, gjyqtarëve, poltikanëve apo edhe ministrave të ndryshëm, të qeverisë së Edi Ramës.
Gazetari gjobaxhi është ‘rrëfyer’ mirë te gazetarja e PublikTV.Live, duke treguar edhe listën e çmimeve të gjobave që ai i ka vendosur pronarëve të bizneseve dhe jo vetëm.
PËRGJIMI 1
Gjatë kësaj bisede ai shprehet se ka gjobitur pronarin e EHË që ka në pronësi edhe rrjetin e supermaketeve Conad. Ai thotë se pas shkrimeve shantazhuese, ka lidhur marrëveshje me të dhe në këmbim të një pagese të majme nuk e sulmon më në portalin e tij.
Pjesa e parë e audiopërgjimit
Adriatik Doçi: Nëse ti godet një politikan, ti mund ta godasësh me informacion të saktë. Ti ndryshon perceptimin për të.
Adriatik Doçi: E ndryshon perceptimin detyrimisht sepse ndikon.
Adriatik Doçi: Kryeministri reagon dhe e largon sepse ky po përflitet shumë. Më ul numrin e votave. Dhe më prish reputacionin e qeverisë. Në momentin që ti e zë ngushtë atë, ai do të detyrohet të bëjë me ty marrëveshje. Pastaj marrëveshja varet se si luan ti. E njëjta gjë funksionon edhe për biznesin. Bën kontrata me biznesin.
Adriatik Doçi: Bën kontrata me biznesin. Përshembull me EHË-në e këtij që ka Conadin, rrjetin e supermarketeve Conad. Conad-in a e ke parë, atë që ka Conad-in, unë përshembull kam marrëveshje. Kam marrëveshje që unë nuk e sulmoj. Mua më vijnë denoncime, i ka produktet të prishura. Po ta nxjerr unë 1 herë, 2 herë, 3 herë, ti nuk shkon të blesh më atje. Unë kam marrëveshje që të mos sulmohet... Në këmbim të marrëveshjes lidh kontratën, kontratë reklamimi quhet. S'kam pse t'i bëj reklamë, thjesht nuk e sulmoj. E kupton?
Gazetarja: E kuptova!
Adriatik Doçi: Por jo të gjithë ata që e sulmojnë merren seriozisht. Merren seriozisht ata që janë seriozë.
PËRGJIMI 2
Pak orë pas publikimit të audiopërgjimit të parë, ku gjobaxhiu Adriatik Doçi, tregonte se si vendoste gjoba ndaj biznesit dhe politikanëve të lidhur me kryeministrin Edi Rama, u akuza nga media që kishte realizuar përgjimin për kërcënim dhe sharje të gazetarëve të “PublikTV.Live”.
Si rrjedhojë redaksia e këtij portali, PublikTV.Live, publikoi pjesën e dytë të audiopërgjimit ku Adriatik Doçi tregon se si i përulen drejtorë, deputetë, ministra, madje dhe vetë kryeministri nga informacionet që ai disponon.
Pjesa e dytë e audiopërgjimit:
Adriatik Doçi: E kështu kështu funksionon kjo bota e mediave dhe unë befas fillova të kuptoj që kisha një pushtet shumë të fortë. Një pushtet që të ndihmon të përulen dekanë, pedagogë, drejtorë, ministra, deputetë, gjyqtarë, prokurorë. Pse? Vetëm nga informacioni që ke. Biznes...Deri tek kryeministri.
Gazetarja: Duhen të sakta të gjitha informacionet?
Adriatik Doçi: S’ka rëndësi, të kesh vetëm një gjë të saktë dhe ti krijon perceptimin.
Gazetarja: I përpunon vetë?
Adriatik Doçi: Po i përpunon vetë. Unë nxora dje një që çonte punësime në Gjermani. Kush nuk më ka hyrë dje mik për t’ja hequr shkrimin. Unë nuk hyj fare në marrëveshje me atë sepse ai është mashtrues. Jo çdo gjë që bën ti bëj marrëveshje unë se s’ka kuptim pastaj.
Ornela Jaupi dhe Ylli janë dy mashtruesat e punësimit. Ky tani ka hap kompani dhe janë dy vajza por këto s’kanë lidhje, ky është kryesori, del me sheikë, kytani ça s’ka bërë, ia kam rrënuar imazhin, futen njerëzit në Google dhe del foto e këtij. Ky çfarë nuk ka bërë që t’ja heq shkrimin. Unë as nuk e njihja, jam juriste te Ora Neës, ma hiq të lutem, mos harro këto që folëm bashkë, shihi kur të mundesh. Ka çuar link. Më tha po shikoj artikullin.
E shikon çfarë ndërhyrjesh më bëjnë apo jo? Ja çfarë përgjigje i kthej. Po ta kishe vlla dhe kunat do të ndihmoja. Le kështu ndërhyrje të tjera.
Kisha një dosje njëherë ishte një kryetar gjykate në Elbasan edhe prokuroria ndiqte një grup që shiste drogë, kokainë. Ata ishin shumë të fuqishëm. I kishin lekët me valixhe, ata e kishin korruptuar këtë gjyqtarin.
PËRGJIMI 3
Pas dy audiopërgjimeve të publikuara më herët, do të vinte dhe i treti, ku gazetari gjobaxhi Adriatik Doçi ka raportuar se ai ka marrëveshje me bizneset në formë reklamash dhe ato variojnë nga 2 mijë euro në muaj, deri në 10 apo 20 mijë euro, pasi varet nga personi.
Gjithashtu Doçi tregon se ka dhe raste kur i kanë ofruar edhe shtëpi me çmimin e referencës për gjobat, ku sipas tij një shtëpi që kushton 100 mijë euro, ai e merr me 50 mijë.
Pjesa e tretë e audiopërgjimit
Adriatik Doçi: Pastaj me një gjyqtar që ka marrë lek për një çështje që ka liruar një trafikant droge 2 vite para dënimit, çfarë fitova unë që bëri ai më shumë burg, nuk kam ndonjë kënaqësi, ai do dali një ditë.
Sigurisht që ti do bësh dhe marrëveshje biznesi, me bizneset unë bëj për shembull në formë reklame, për shembull unë kam reklama deri në 2 mijë euro në muaj.
Me një biznes, kam reklama 1 mijë euro në muaj, 2 mijë euro, 1500, 300 varet. Ai thotë do lidhim një kontratë. Nuk është se po bëj ndonjë gjë, kot letër është, firmos letrën, kalojnë lekët në llogari.
Pastaj varion, varet se si, unë kam dëgjuar që me këta shkon 10, 20, 5, 8 mijë euro, varet nga personi.
Me këta të drogës shkon mbi 10. Po nuk është gjithmonë e kollajtë, nuk ndodh njëlloj në të gjitha rastet, në shumicën e rasteve vijnë miq të përbashkët, njerëz, pastaj ka lloj-lloj raportesh.
Pastaj thotë, më ndihmo dhe unë do të jap një shtëpi me çmim reference, bën shtëpia 100 mijë euro, unë do ta jap me 50.
Nëse ti ke një lloj relate, si janë bërë një pjesë gazetarësh me vila, unë nuk hyj tek ato, që të kem vila, kam shtëpi normale, por jo vilë që bën 400-500 mijë euro, se do punë të mirë me e mbajt.
Besoj të kam dhënë shumë informacion.








