Tiranë, goditi policin në rrugën “Çamëria”, arrestohet 31-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Mars 2023, 13:06
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 31-vjeçar, banues në kryeqytet, pasi ka goditur një punonjës policie për shkak të detyrës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin D. R., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Çamëria”, ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës policie.” – njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
