Muaji i Ramazanit, Hoxha Ahmet Kalaja: Agjërimi nuk lidhet vetëm me etjen dhe urinë, duhet devotshmëri dhe përkushtim

Ka filluar sot muaji i begatë i Ramazanit. Teksa urojmë të gjithë besimtarët një agjërim të lehtë dhe të pranueshëm, RTV Ora risolli dhe këtë vit siç e do tradita emisionin "Kjo është Koha" i dedikuar këtij muaji të shenjtë.

I ftuari i parë i këtij sezoni ishte hoxha Ahmet Kalaja i cili dha disa mesazhe mjaft të vyera sa i takon agjërimit për të gjithë ata që ia dedikojnë zotit këtë muaj duke sakrifikuar ushqimin, veset e tundime të tjera të jetës.

"Duhet vërtet që njeriu ti përkushtohet sepse mbetet një agjërim etje dhe urie. Ramazani është devotshmëri, ka nevojë për përkushtim, një sakrificë me veten, unin dhe tundimet. Kjo është lufta e vërtetë, me veten. Muaji i Ramazanit është një muaj i njohjes së vetvetes," tha Kalaja.