Kamioni me dërrasa aksidentohet në Rrugën e Kombit, humb jetën shoferi

Sërish viktima nga aksidentet. I radhës u regjistrua në Rrugën e Kombit.Kamioni që shikoni në video u përmbys duke i marrë jetën shoferit.

Mjeti i ngarkuar me dërrasa doli nga rruga pranë vendit të quajtur Kolsh.

Kamioni po vinte nga Tirana për në Kosovë, e siç tregojnë pamjet ka dalë nga rruga dhe ka dëmtuar trafikndarësen, duke u batuar më pas në anë të rrugës.

Drejtuesi i mjetit nuk u ka rezistuar dot plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Për të nxjerrë trupin e pajetë nga kamioni u kërkua ndërhyrja e zjarrfikësve.

Aksidenti shkakktoi edhe bllokimin e rrugës dhe krijimin e radhëve kilometrike për më shumë se 30 minuta.

14 persona vdiqën në aksidente rrugore në muajin shkurt, me një rritje të ndjeshme me shkurtin e vitit të kaluar.

Edhe muaji mars rezultoi fatal në tre javët e tij, duke lënë 9 viktima në rrugët e vendit.