OKB për klimën: Vdekjet nga moti ekstrem janë shumëfishuar, Europa është gjithashtu në rrezik
"Në 10 vitet e fundit numri i viktimave nga thatësirat, stuhitë dhe uraganet ka qenë 15 herë më i lartë" - thuhet në raportin e ekspertëve. Emetimet e gazeve serrë duhet të shkurtohen menjëherë.
Stuhitë dhe uraganet të lidhura me ndryshimin e klimës po vrasin gjithnjë e më shumë njerëz në botë.
Rreziqet po rriten gjithashtu në Evropë dhe po bëhet gjithnjë e më urgjente për të ulur emetimet ndotëse.
Kjo është ajo që thuhet në raportin e ekspertëve të klimës të IPCC, paneli ndërqeveritar i ekspertëve të klimës (OKB) që takohet në Gjenevë.
“Pothuajse gjysma e popullsisë së botës jeton në zona shumë të cenueshme ndaj ndryshimeve klimatike", thonë studiuesit.
"Në 10 vitet e fundit numri i vdekjeve nga thatësirat, stuhitë dhe uraganet ka qenë 15 herë më i lartë” dhe Europa është gjithashtu në rrezik.
Në këto 10 vite “veprimi i përshpejtuar për t'u përshtatur është thelbësor. Ndërkohë, shkarkimet e gazeve serrë duhet të shkurtohen menjëherë”.
Numri i vdekjeve dhe njerëzve në rrezik nga stresi i nxehtësisë në Evropë parashikohet të rritet me ngrohjen globale, duke u dyfishuar ose trefishuar me një rritje të temperaturës prej 3°C krahasuar me 1.5, tregon paneli ndërqeveritar i ekspertëve për ndryshimet klimatike të OKB-së duke identifikuar
katër kategoritë kryesore të rrezikut për Evropën:nga valët e të nxehtit që prekin popullatat dhe ekosistemet, te thatësirat për prodhimin bujqësor, nga mungesa e burimeve ujore te frekuenca dhe intensiteti më i madh i përmbytjeve.
Kjo vihet në dukje nga Piero Lionello, autori kryesor i kapitullit 13 "Evropa" dhe i punimit të ndërkapitullit 4 "Mesdheu" të Raportit të Gjashtë të Vlerësimit të IPCC (Ndryshimet Klimatike 2022: Ndikimet, përshtatja dhe cenueshmëria).
Lionello thotë se “numri i vdekjeve dhe i njerëzve në rrezik të stresit të nxehtësisë pritet të rritet me ngrohjen globale, duke u dyfishuar ose trefishuar për një rritje të temperaturës prej 3 gradë Celsius, krahasuar me 1.5.
Ngrohja do të reduktojë habitatet e përshtatshme për ekosistemet aktuale tokësore dhe detare dhe do të ndryshojë në mënyrë të pakthyeshme përbërjen e tyre, me efekte, ashpërsia e të cilave rritet mbi nivelin 2 gradë të ngrohjes globale.
Masat e përshtatjes ndaj stresit termik të popullsisë dhe frenimit të rreziqeve nga valët e të nxehtit kërkojnë ndërhyrje të shumta në ndërtesa dhe hapësira urbanet.
Për rreziqet për prodhimin bujqësor, shkencëtari thekson se "për shkak të një kombinimi të nxehtësisë dhe thatësirës, në shekullin 21 priten humbje të konsiderueshme në aspektin e prodhimit bujqësor për shumicën e zonave evropiane".
Ndërsa rreziku i mungesës së burimeve ujore në Evropën qendrore-perëndimore “bëhet shumë i lartë” në rastin e +3 gradëve të temperaturës, por “në Evropën Jugore rreziku është tashmë i lartë për një nivel të ngrohjes globale prej 1,5 gradësh”.
Për shkak të rritjes së reshjeve ekstreme në shumë zona të Evropës dhe rritjes së nivelit të detit përgjatë pothuajse të gjitha brigjeve (gadishulli skandinav është një përjashtim), rreziqet për njerëzit dhe infrastrukturën nga bregdeti, lumenjtë dhe reshjet do të rriten në shumë rajone të Evropës.

