Kriza e bankave/ UBS Group bleu bankën rivale amerikane Credit Suisse
Banka zvicerane UBS Group bleu rivalen amerikane për rreth 3 miliardë dollarë. Vendimi erdhi pas krizës së Credit Suisse, veprim që ka shkaktuar tërheqje të menjërhershme të investitorëve dhe rënie të aksioneve të bankave europiane.
Aksionet dhe obligacionet bankare ranë me të paktën 10% të hënën e 20 Marsit pas problemeve të Bankës amerikane Credit Suisse, me Seli ne Cyrih të Zvicrës, e cila u ble për më shumë se 2 miliardë dollarë nga grupi rival UBS.
Menjëherë pas transaksionit Aksionet e UBS shënuan rënien më të madhe njëditore që nga viti 2008, për shak të frikës nga përhapja e rreziqeve kyce si infektimi dhe brishtësia e bankave rajonale amerikane.
Sipas marrëveshjes, rregullatori zviceran vendosi që obligacionet shtesë të nivelit 1 të Credit Suisse - ose obligacionet AT1 - me një vlerë nocionale prej 17 miliardë dollarësh do të vlerësohen me zero, duke zemëruar mbajtësit e borxhit.
Duket se investitorët e humbën besimin nga ato që shiheshin si një shembull I bankave të shëndosha, duke mbajtur qëndrim të tërhequr dhe skeptik për blerjen e obligacioneve të Credit Suisse nga UBS.
Por pavarësisht trazirave në treg në javët e fundit, ekspertët nuk parashikojnë një përsëritje të krizës financiare të 15 viteve më parë.
Aksionet e bankave evropiane ranë, me një indeks të huadhënësve kryesorë me rreth 5.8%, ndërsa kjo gjendje e paqëndrueshme u pasua nga një ditë shitjesh të mëdha në tregjet financiare aziatike.
Në një përgjigje globale Rezerva Federale e SHBA , tha se ishte bashkuar me bankat qendrore në Kanada, Angli, Japoni, BE dhe Zvicër në një veprim të koordinuar për të rritur likuiditetin e tregut.
Banka Qendrore Evropiane u zotua të mbështesë bankat e eurozonës me kredi nëse është e nevojshme, duke shtuar se shpëtimi i Credit Suisse ishte I domosdoshëm në rivendosjen e qetësisë.