Martohet për herë të pestë manjati mediatik amerikan: Pata frikë të dashurohesha, kjo do të jetë e fundit

Manjati mediatik Rupert Murdoch ka njoftuar fejesën e tij me partneren e tij Ann Lesley Smith, një ish-kapelane policie.

Murdoch, 92 vjeç dhe zonja Smith, 66 vjeç, u takuan në shtator në një ngjarje në vreshtin e tij në Kaliforni.

Biznesmeni i tha New York Post, një nga publikimet e tij: "Kisha frikë të dashurohesha - por e dija se kjo do të ishte e fundit. Më mirë të jetë. Jam i lumtur".

Ai u nda me gruan e katërt Jerry Hall vitin e kaluar.

Murdoch shtoi se ai i propozoi zonjës Smith në ditën e Shën Patrikut, duke vënë në dukje se ai ishte "një e katërta irlandeze" dhe kishte qenë "shumë nervoz".

Bashkëshorti i ndjerë i zonjës Smith ishte Chester Smith, një këngëtar i kantri dhe ekzekutiv i radios dhe televizionit.

"Për ne të dy është një dhuratë nga Zoti. Ne u takuam shtatorin e kaluar," tha ajo për New York Post.

"Unë jam një e ve prej 14 vitesh. Ashtu si Rupert, burri im ishte një biznesmen... Kështu që unë flas gjuhën e Rupert. Ne ndajmë të njëjtat bindje."

Murdoch, i cili ka gjashtë fëmijë nga tre martesat e tij të para, shtoi: "Ne të dy po presim me padurim të kalojmë gjysmën e dytë të jetës sonë së bashku".

Dasma do të bëhet në fund të verës dhe çifti do të kalojë kohën mes Kalifornisë, Montanës, Nju Jorkut dhe Britanisë së Madhe.

Murdoch ishte i martuar më parë me stjuardesen australiane Patricia Booker, gazetaren me origjinë skoceze Anna Mann dhe sipërmarrësenme origjinë kineze Wendi Deng.