Historia e ushtarit britanik, Kevin Stacey: Jam gjallë falë helmetës
Edhe pasi kanë kaluar 20 vjet që nga fillimi i pushtimit të Irakut, ai e mban mend shumë mirë historinë se helmeta i shpëtoi jetën nga plumbi që e goditi në kokë gjatë luftës.
“Për mua mbajtja e kësaj helmete në kokë në atë kohë ishtë shumë e rëndësishme... më shpëtoi jetën. Falë saj jam sot këtu duke folur me ju”.
E nga një ushtar lufte, ku plumbi nuk të falte jetën, sot Kevin Stacey, tregon në një intervistë se si ka ndjekur pasionin e tij për çiklizmim në malësitë skoceze.
“E vërtetë, kanë kaluar 20 vite dhe ne sot e kujtojmë kështu. Unë sot merrem komplet me tjetër gjë. Në malet e Skocisë kam gjetur veten, duke ushtruar profesioni dhe pasionin tim si ciklist. Më pëlqen shumë. Ndihem mirë”
Gjenerata e tretë e familjes së tij që shërbeu me Black Watch, Kevin Stacey ishte në mesin e mijëra trupave britanike të dislokuara në Irak në 2003. Ai përfundoi duke shërbyer në tre turne të vendit, pavarësisht se u plagos rëndë nga një IED në qytetin e Basrës në 2004.
Pikërisht 20 vite më parë, më 20 mars 2003, Shtetet e Bashkuara filluan një pushtim tokësor të Irakut, duke premtuar t’i jepnin fund sundimit të Presidentit Sadam Husein dhe t’i shkatërronin armët e pretenduara të shkatërrimit në masë (WMD) në vendin e pasur me naftë.

