Italia brenda këtij viti eviton varësinë nga gazi rus, siguron 13% të nevojave kombëtare
Italia brenda këtij eviton varësinë nga gazi rus e do ta arrij përmes anijeve rigazifikuese që do të mund të plotësojnë dhe 13% të nevojave kombëtare për energjinë.
Në Portin e Piombinos në rajonin e Toskanës në Itali ka mbërritur gjatë natës së shkuar (20 mars 2023), anija rigazifikuese Golar Tundra, (Floating Storage and Regasification Unit) e cila do t'i garantoj Italisë 5 miliardë metra kub gaz në vit e baraz me gati 1/6 e sasisë së gazit natyral që Itali merr në vit nga Rusia.
E një anije e tillë pritet të pozicionohet në ditët në vijim dhe në Portin e Ravenës e që së bashku me anijen rigazifikuese në Piombino do t'i sigurojnë Italisë 13 miliardë mera kub gaz në vit e një sasi e konsiderueshme për t'i garantuar këtij vendi rezervat e duhura vjetore.
Anija Golar Tundr, e mbërritur gjatë natës në Piombino është e gjatë 292 metra e 43 metra e gjerë, është e pajisur me katër rezervuar magazinim gaz natyror për rreth 170 mijë metra kub natyror të lëngshëm e kapacitet rigazifikimi 5 miliardë metra kub gaz në vit.
Kjo anije u ble në Singapor nga kompania italiane Snam me vlerë 330 milionë euro për të favorizuar sigurinë energjitike e diversifikimin e furnizimeve energjitke për Italinë.
Në Europë janë në fazë studimi e zhvillimi 10 projekte të reja për anije rigazifikuese; 6 prej tyre në Gjermani, një në Holandë, në Estoni, Finlandë e Francës. Ndër këto 10, 9 parashikojnë të pozicionohet pranë porteve apo lokaliteteve përgjatë brigjeve.
