Tentuan t'i ikin policisë, prangoset çifti shqiptar në Itali. Gjatë kontrolleve në makinë policia gjen ...

Një çift shqiptarësh kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi nuk i janë bindur urdhërit të efektivëve për të ndaluar, teksa kanë qenë duke udhëtuar me makinën e tyre.

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në Perugia të Italisë, ku shqiptarët teksa kanë tentuar të arratisen, kanë bërë edhe manovra të rrezikshme në rrugë me makinën e tyre.

Menjëherë pasi janë pikasur nga policia, 28-vjeçari shqiptar që drejtonte mjetin, ka tentuar që të largohet me shpejtësi në korsinë e kundërt, por është ndaluar nga një makinë tjetër policie që ishte në shërbim.

Shoferi, megjithatë, ka braktisur mjetin dhe është larguar sërish, këtë herë në këmbë. Kur u arrit, ai goditi një oficer në një përpjekje për t’u çliruar, por në fund u kap.

Ndërkohë, edhe gruaja që e shoqëronte kishte tentuar të largohej me shpejtësi nga automjeti, duke i shkaktuar lëndime policit që kishte tentuar t’i pengonte arratisjen e saj.

Ajo është përpjekur të shtyjë fizikisht efektivin e policisë, dhe të largohet, por nuk ia ka dalë.

Ndërkohë nga kontrollet që ka zhvilluar policia, 25-vjeçarit iu gjetën disa bizhuteri ari dhe një shishe që përmbante lëndën e përdorur për njohjen e arit. Brenda makinës u gjet edhe një mjet tjetër që përdorej për vjedhje.

Nga ana tjetër, ka rezultuar se 25-vjeçarja që e shoqëronte atë, kishte edhe një urdhër dëbimi nga Italia që prej 31 janarit.