Me 8 kg kokainë në banesë dhe 60 mijë euro në kasafortë, arrestohet shqiptari

Një 49-vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët e Busto Arsizio, pasi ju gjetën të fshehura në një kasafortë në shtëpinë e tij 8 kg kokainë dhe 60 mijë euro. 

49-vjeçari u ndalua në Castellanza gjatë një shërbimi kontrolli në kuadër të aktiviteteve për luftimin e trafikut të drogës. 

Ai u kap në zonën e Castellanza-s teksa ishte në këmbë duke mbajtur një qese prej pëlhure, brenda të cilit kishte një mbështjellës me 500 gramë lëndë narkotike të llojit kokainë. 

Kontrolli i mëpasshëm në shtëpinë e tij bëri të mundur gjetjen e 7.5 kg shtesë kokainë, të cilat ishin fshehur mirë në vende të ndryshme të shtëpisë. 

Më tej, në një kasafortë u gjet edhe shuma e parave prej 60 mijë eurosh, e cila iu nënshtrua sekuestrimit.

I arrestuari në përfundim të formaliteteve u dërgua në burgun e Bustos

Në herët një operacion  blic çoi në sekuestrimin e 16 kg kokainë dhe arrestimin e dy vëllezërve shqiptarë 43 dhe 47 vjeç.