"Krimi po na ha kokën", Dogjani: Masakra në Don Bosko ka sjellë panik e frikë tek qyetarët, policia e paaftë ose e inkriminuar
Asllan Dogjan ish-deputet i PD dhe ish-drejtues i policisë i ftuar në një intervistë në RTV Ora u shpreh se pas ngjarjes së Don Boskos ku u hap zjarr në mes të një lokali e duke vrarë fatkeqësisht banakieren, qytetarët janë të panikosur e të frikësuar.
Sipas tij policia dhe drejtuesit e saj nuk janë të aftë ti parandalojnë këto ngjarje.
Asllan Dogjani: Paniku është i madh tek çdo qytetar, punonjës në një subjekt privat apo nënë, si ajo që kishte shkuar për të siguruar bukën e fëmijëve. Edhe me qytetarët që takova sot ekzistonte njëfarë opaniku se si ishte vrarë gruaja në mes të lokalit e të dilte ndonjë e të qëllonte në mes të sheshit.
Askush nuk e ndjen veten të sigurtë, vetëm mos të dalin nga shtëpia.
Situata është shumë e rëndë dhe për fat të keq policia, drejtuesit e policisë që duhet të parandalojnë këto ngjarje nuk janë të zotë, janë të inkriminaur, të paaftë, pak nga të gjitha. Kjo ka bërë që policia e shtetit të mos jetë në gjendje ti kontrollojë këta persona me precedentë kriminal.