Kurbin, makina merr flakë në ecje, plagoset shoferi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Mars 2023, 20:45
Një person mbetn i plagosur në Kurbin pasi mjeti me të cilin ka marrë flakë në ecje e sipër.
Ngjarja ka ndodhur në Sanxhak.
Policia thotë se si pasojë e një defekti teknik, ka marrë flakë në ecje automjeti tip Ford Focus, me drejtues shtetasin A. L. i cili për pasojë ka marrë lëndime fizike dhe është transportuar në Spitalin e Traumes Tiranë për ndihmën e nevojshme mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

