Qirici: Politika për rehabilitimin e të burgosurve që mos të jenë të dhunshëm kur të lirohen
Psikologia Eksena Qirici ishte e ftuar në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musai.
Gjatë bisedës në emision Qirici sygjeroi që personat e burgosur duhet të ndahen sipas veprave në mënyrë që të mos marrësh nga eksperienca të ndryshme kriminale.
"Të burgosurit nuk rehabilitohen në burgje por amplifikojnë personalitetin e tyre kriminal sepse në burg kanë të bëjnë me persona ekspertë, të cilët e kanë humbur sensin social dhe jetojnë në vetëvete vetëm me vepra të tilla kriminale, pra me ndjenja të forta inati, me ndjenja të forta hakmarrjeje. Dhe sa më shumë qëndrojnë në kontakt me të rinj, të cilët janë në dyzim të shkojnë në arsimohen apo të bëhen një person që endet rrugësh dhe që fiton para dhe pushtet në mënyrë kriminale, aq më shumë ndikim kanë."
