Pas refuzimit të KAS, Celibashi shqyrton nesër kërkesën e Alibeaj për regjistrimin e PD në zgjedhje
KAS vendosi sot të mos marrë në shqyrtim kërkesat e Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeaj lidhur me vendimin e KQZ.
Ndërkohë nesër në orën 16:00, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve do të zhvillojë mbledhen për shqyrtimin e kërkesës së PD-së zyrtare të Enkelejd Alibeaj pqr tu regjistruar si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e 14 majit.
Rendi i ditës i mbledhjes së KQZ
1."Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Demokratike”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
2."Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
Çështje për shqyrtim rishtas
1. “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e Komitetit Nismëtar që do të organizojë punën për paraqitjen e z. Arlind Muhamet Qori, si kandidat i propozuar nga zgjedhësit për Kryetar Bashkie në zonën zgjedhore Bashkia Tiranë, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Indrit Sefa, në një prononcim për gazetarët akuzoi komisionerin se nuk po zbaton afatet sipas ligjit sdhe se përmes kësaj po penalizon PD.
Ai theksoi se qëndrimet e Celibashit janë politike.
Më herët deputeti demokrat Gazment Bardhi në një reagim në rrjetet sociale tha se Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka detyrimin ligjor të shprehet menjëherë për kërkesën e PD për regjistrim.
Sipas tij, zvarritja që ai po bën, është e paligjshme, është e papranueshme dhe se ai kishte detyrimin të merrte vendimin të shtunën në orën 10:00.
Pasi KQZ rrëzoi ankimimin e kryer nga Sali Berisha për t’u regjistruar në zgjedhjet e 14 majit me logon e Partisë Demokratike, koalicioni duket se është zgjidhja e vetme e mbetur në tryezën e demokratëve.
Sali Berisha, nga sa seli blu paralajmëroi se të martën do të ketë edhe zhvillime të rëndësishme në këtë drejtim.


