Nuk do ta besoni, edhe aktorja Rita Lati është fanse e Luiz Ejllit në BBV: E dashuroj!
"Nuk fle gjumë nëse nuk fle Luizi…"
I kthyer në një fenomen, këngëtari, konkurent në BBV si rrallëherë ka rrëmbyer zemrat edhe të botës së show bizit, pjesë e të cilës është.
Një nga fanset më të zjarrta të tij është dhe aktorja shumë e dashur e humorit, Rita Lati.
"Edhe ndodh, se fle shpejt ndonjëherë. Luizin e dashuroj" tha ajo në "Why Not".
E nëse simpatia për të shkon deri aty sa ta projektonte një person si Luizi për vajzën e saj, përgjigjia e saj është epike.
"Aty prit, ta mendoj gjatë. Luizin e adhuroj se është artist i kompletuar dhe më bën shumë të qesh. Më jep shumë pozitivitet. Le kur kërcen, mbaron mami fare, kur bën humor. Nuk do më mërzitej kurrë ta shikoja Luizin sikur të kishte një emision të vetin me humor".
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

