Nga Hollywood-i te akuza për vrasjen e ish-bashkëshortes, ndërron jetë aktori amerikan

Aktori Hollywood-ian Robert Blake ka ndërruar jetë në moshën 89-vjecare.

Robert Blake, i cili filloi aktrimin në moshën gjashtë vjeçare, ishte më i njohur për rolin e tij si detektivi Tony Baretta në serialin televiziv të viteve 1970 Baretta.

Ai luajti në shumë filma të tjerë dhe drama televizive gjatë një karriere që zgjati gati gjashtë dekada. Në vitin 2002, ai u akuzua për vrasjen e gruas së tij të dytë Bonnie Lee Bakely.

I liruar në vitin 2005, ai u gjet më vonë përgjegjës për vdekjen e saj dhe u urdhërua t’i paguante familjes së saj 30 milionë dollarë, gjë që i solli atij falimentimin. Deri më tani nuk dihen zyrtarisht shkaqet e vdekjes.