"Valbonën ma vunë në pozitë…” Rita Lati, fanse e zjarrtë e Big Brother, ja çfarë thotë artistja

Tundimit të këtij edicioni të Big Brother VIP nuk i ka shpëtuar as aktorja e humorit Rita Lati.

E ftuar në "Why Not" ajo veçoi një prej konkurenteve, këngëtaren e madhe të muzikës popullore, njëherësh kolege e saj, Valbona Memën, duke u shprehur se ajo dha më të mirën e saj në atë format.

"E dashuroj. Po të jesh në shtëpi do ta shikosh, dhe duke i parë, të bëhen pjesë e jotja. Jam shumë e lumtur që shkoi Bona, tregoi anën më të bukur të saj, ajo Bona që ne njohim dhe kemi punuar me të. Mu duk sikur Bona u vu një çikë në pozitë, Bona është shumë e këndshme. I la mbrapa ato gocat, e kishte bërë trupin fibër. Ishte një star i vërtetë Bona. Bona artistja e madhe, kanë kaluar vite dhe është super në formë. Një puthje për Bonën."

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.