Mes borës, stuhisë dhe frikës nga policia greke, Dr.Senera Hoxha tregon momentin më të vështirë të jetës së saj
Ajo është padyshim doktoresha më e preferuar e VIP-ave shqiptarë dhe jo vetëm.
Dr.Senera Hoxha, mjeke kirurge plastike, ishte e ftuar speciale në D-Night në një intervistë ekskluzive si kurrë më parë në televizion.
Ajo foli për karrierën e saj shumë të suksesshme ,e ndër të tjera u ndal edhe tek fëmijëria ku ndau me teleshikuesit një histori sakrifice e mundimi që prindërit e saj kanë bërë të.
Dajana Shabani: Si ka qenë fëmijëria jote?
Dr.Senera Hoxha: Nuk e di nëse lëndoj njerëz që kanë patur fëmijëri të trishtë ose të dhimbshme nëse e them këtë, por realisht unë kam patur një fëmijëri shumë të bukur dhe jam rritur në një familje shumë të shëndoshë, me shumë dashuri nga të dy prindërit e mi.
Ata janë martuar shumë të vegjël dhe unë jamë fëmija i parë. Kam qenë fëmija i vetëm për 9 vite kur erdhi më pas në jetë im vëlla, kështuqë unë realisht jam rritur si një fëmijë i vetëm mes gjithë të mirave.
Unë kam lindur në vitet ’90, në ato vite Shqipëria nuk ka qenë kjo që është sot dhe im atë ka emigruar në Greqi kur unë isha vetëm një bebe e vogël për të rregulluar anën ekonomike. Ka qenë nga ato njerëz që ka ecur ditë e ditë maleve sepse atëherë kështu ishte koha që ti nuk mund të merrje një avion apo të faturoje një makinë dhe të shkoje në Greqi, ata shkonin si ilegal dhe atje ka bërë punë nga më të lodhshmet e më të ndryshmet në mënyrë që mua të mos më mungonte asgjë.
Këtë e kam gjithmonë në trurin tim, sa herë që mendoj gjërat nuk po ecin mirë them kur im atë arriti të ecte 12 ditë në dëborë në mallet e Gramozit për të më siguruar mua një jetë më të mirë, unë patjetër që do e gjej forcën të eci përpara dhe të bëhem absolutisht më e mira dhe më e zonja.
D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e Hëna në të Enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:

