"Të ka bërë mami me yll në ballë…", Rita Lati nuk i përmban komentet për këtë sezon të "Why Not"
Në një puntatë dedikuar nënës, e ftuar speciale këtë të shtunë në "Why Not" me Roza Latin ishte aktorja shumë e dashur për publikun Rita Lati.
Ajo nuk i kurseu vlerësimet për këtë sezon të ri të emisionit.
"Jam shumë e emocionuar. U befasova, u lumturova, mu duk një skenë e madhe gjigante. Shumë të talentuar çunat. Sa për ty mam, e mira nuk ka fund. Të ndjek, të shijoj, të bëj vërejtje, të kritikoj. Por mbi të gjitha mami të do shumë, ty të do ekrani, të do skena. Të ka bërë mami me yll në ballë moj Roza!"
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
