Kënga e saj përfaqëson Shqipërinë në Eurovision, Erjona Rushiti tregon si lindi kënga dhe bashkëpunimi me familjen Kelmendi

Erjona Rushiti, kompozitore e këngës fituese të Festivalit të fundvitit e pedagoge ishte e ftuar në "Ditë e Re" në RTV Ora.

Tashmë që Shqipëria do të përfaqësohet në Eurovision me këngën e kompozuar prej saj, Rushiti ka zbuluar disa të pathëna mbi bashkëpunimin me familjen Kelmendi.

"Familja Kelmendi është një familje e mrekulluieshme, pramdaj dhe mesazhi ndoshta erdhi ashtu siç duhet. Në takimet që kishim ata flisnin për familjen, donin ta jepnin atë mesazh dhe kështuerdhi bashkëpunimi.

Kënga i kishte elementet për të qënë një këngë fituese. Ishte këngë e madhe, me mesazh. E ndjeja që do ishte kënga fituese.

Publiku ishte entuziast," tha ajo.