'Tea e do Luizin në fshehtësi, Luizi ia luajti Zotin asaj', shokët e ngushtë të Luizit ironizojnë Tea Trifonin

Joni dhe Mario, janë dy shokët e fëmijërisë që Luiz Ejlli i ka përmendur disa herë brenda shtëpisë së 'Big Brother VIP'.

Djemtë së fundmi kanë qenë të ftuar në emisionin 'Glamour Zone' përballë moderatores Ester Bylyku, ku kanë zbuluar gjithë të fshehtat e mikut të tyre, nga problemet me bixhozin e deri te e vërteta e lidhjes me Kiarën.

Por Joni dhe Mario nuk lanë pa përmendur edhe Tea Trifonin, të cilën në fakt e ironizuan me deklaratat e tyre.

Ester Bylyku: Cili nga konkurentët mendoni që e ka dashur Luizin në fshehtësi?

Miqtë e Luizit: Tea Trifoni.

Ester Bylyku: Cilin nga banorët iu është bërë qejfi kur shoku juaj Luizi i ka treguar vendin?

Miqtë e Luizit: Aaaa, ti do të thuash kujt ia ka luajtur Zotin Luizi dhe e ka nxjerr jasht? Teas. Por ajo nuk është në nivelin e Luizit.

Ester Bylyku: Pse thua që ia luajti Zotin?

Miqtë e Luizit: Sepse Tea ka qenë herë pas here provokuese. Luizi e ka vënë re që ajo luan shumë rëndë me informacionin që ka.

Për të ndjekur deklaratat e tyre lidhur me problemet e Luizit me bixhozin, sëmundjen dhe operacionin e rrallë që ka bërë Luizi, aleancën me Olta Gixharin dhe ironitë për dhe Zhaklin Lekatarin, klikoni në videon e mëposhtme.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.