A do regjistrohet PD në zgjedhje? Celibashi tregon se kur do të vendosë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Mars 2023, 11:51
Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi është pyetur sot në lidhje me “ngërçin” sa i takon regjistrimit të PD në zgjedhjet e 14 majit.
Celibashi tha se vendimi do të merret pasi të kalojë afati 48-orësh i vendosur më herët nga kreu i KQZ.
Pyetja: A do regjistrohet PD në zgjedhje?
Celibashi: Vendimmarrjen do ta marr pasi të kalojnë 48 orë
Pyetja: A jeni më afër regjistrimit të Bashës, pse emëruat komisionerët mbrëmë?
Celibashi: Vendimmarrja e KQZ e çfarë ndodh është në përputhje me parashikimet e kodit zgjedhor. Ajo u imponua nga rrethanat, nga procedurat që duhet të kryejë një komision. Nuk është rasti i parë që nuk bëhen në mbledhje publike. Janë bërë një pjesë, një pjesë jo.

