Berisha: Rama ha darka 10 mijë euro e blen vazo 4 mln euro, i vjedh dhe i urren shqiptarët

Nga Kavaja, Dali Berisha tha se Edi Rama dhe sekti i tij, organizata e tij kriminale, e shtrirë me tentakula me këta zyrtarët e klonuar prej tij, të cilët vjedhin ditën dhe natën.

Berisha theksoi se Rama shpenzon 22 mln euro vetëm për fluturime me avion në dispozicion dhe se darkon me 10 mijë euro apo blen vazo 4 mln euro.

Berisha: Edi Rama dhe sekti i tij, organizata e tij kriminale, e shtrirë me tentakula me këta zyrtarët e klonuar prej tij, të cilët vjedhin ditën, natën, në gjumë, me hënë, me diell, në shi në çdo kohë, paratë tuaja. Ju urren ju ai, ai i urren shqiptarët. Një kryeministër që i lejon vetes të qarkojë botën me avion me dhomë gjumi, sikur të ishte i biri i sulltanit të Arabisë Saudite, një kryeministër që shpenzon 22 mln euro vetëm për fluturime me avion në dispozicion, një kryeministër që blen vazon e drurit 4 mln euro, një kryeministër që ulet drekon, e darkon me 10 mijë euro, ju them unë ju, ai ndaj qytetarëve ka vetëm përçmim, ka vetëm urrejtje.

Ka atë urrejtje dhe përçmim që ka hajduti që i vjedh, edhe Edi Rama vjedh qytetarët nga mëngjesi deri në darkë dhe ndaj i lejon vetes gjithçka, çdo lloj luksi, shpenzimi. Po të kthehemi bashkë në vitin 2012, në atë kohë kishte shumë vizitorë, por jo pak prej tyre makinë të blinduar. Kishim një të modifikuar dhe e vendosëm e blemë një tjetër për delegacionet. Asnjë ditë të vetme dhe kurrë unë atë veturë, atë makinë nuk e kam pasur në dispozicion. A u kujtohet si u mbush shtypi i tyre me sulme; Berisha bleu ‘Benzin’ 600 mijë dollarë. Fluturimet e Edi Ramës janë sot 35 herë më të kushtueshme se Benzi që u ble për delegacione.