Berisha në krye të koalicionit me Metën: Ndarja me pengjet “Alibasha” na sjell më shumë vota
Sali Berisha deklaron se do ta drejtojë ai koalicionin opozitar me Ilir Metën, ndërsa në mënyrë kategorike refuzon të ketë negociata me grupimin tjetër demokrat të drejtuar nga Alibeaj. Ai tha se Edi Ramën nuk e shpëtojne dot skenarët me kontrolle të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Edhe kreu i Partisë së Lirisë bëri të ditur se opozita është bashkë për ndryshimin.
Ilir Meta u shfaq këtë të premte në selinë e Partisë Demokratike, një dite pasi KQZ i hoqi Sali Berishës të drejtën e regjistrimit në zgjedhje nën logon e Partisë Demokratike e ndërsa Partia e Lirisë publikoi listën e saj të kandidatëve për këshillat bashkiakë.
Zyrtarizimi i koalicionit elektoral bëhet emergjent, pasi mbeten dhe pak ditë nga afati ligjor i regjistrimit në KQZ.
Por për Sali Berishën nuk ka dilema për aleancat politike.
Ai thotë se është në koalicionin me Partinë e Lirisë e zotohet se atë do ta drejtojë Partia Demokratike.
Berisha: PD drejton koalicionin, këtu nuk ka diskutim.
Per kreun e Partisë se Lirisë bëhet fjalë për një opozitë të konsoliduar për ndryshimin.
Meta: Kandidatët e primareve janë të mrekullueshëm, të jashtëzakonshëm. Nga Tropoja në Sarandë ne i konsiderojmë të gjithë kandidatë edhe të PL. Shumica dërrmuese e gjithë këshillave bashkiakë do jetë e opozitës së bashkuar.
Grupimi opozitar i kryesuar nga Alibeaj, të cilit i është vënë kushti për dokumentacion shtesë nga KQZ nuk bën pjesë në kalkulimet e Metës dhe Berishës.
Lideri i demokratëve i quan pengje dhe nuk ka ndërmend të negociojë me pengmarrësin që sipas tij është Edi Rama.
Berisha: Alibasha është peng i Ramës dhe duhet ta ketë të qartë çdo njeri se e pengje nuk negociohet kurrë.
Ndarja me këtë grupim, sipas Berishës, do të sjellë më shuma vota për opozitën, ndërsa Ramen tha ai nuk do ta shpëtojë asnjë skenar.
Berisha: Le të kontrollojë sënduqet e gruas së Ahmetajt, por nuk shpëton Edi Rama nga afera e djegësve.
